Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emigrantët afrikanë në Lezhë thotë se në Shëngjin dhe Gjadër do të zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane. Kjo ngarkon me përgjegjësi shtetin shqiptar, qeverinë e Tiranës të garantojë infrastrukturë, shërbime dhe të drejta.
Kjo përkthehet në KOSTO FINANCIARE, pra, qytetarët shqiptarë do të paguajnë për afrikanët në Lezhë për sa kohë që të jetë e nevojshme.
KM gënjen dhe mashtron që shteti shqiptar nuk do të paguajë asgjë. E thotë Gjykata Kushtetuese: Shqipëria ngarkohet me përgjegjësi mbi bazën e traktatit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Nuk është merr një ndërtesë të kalbur dhe bëj çfarëdo. Shqipëria nuk është dorëjashtë.
Sido që të jetë, qytetarët do të paguajnë një faturë të pakontestuara dhe produkti i manisë për protagonizëm ndërkombëtar të KM më Itali.



