Transparenca International raporton se Shqipëria në qeverisjen e Edi Ramës është i kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhet për llogari të oligarkëve, si dhe qeveria duhet mbikëqyrur dhe jo drejtësia.
Shqiptarëve ju kushton shtrenjtë çdo ditë që kalojnë të sëmurë. Raporti i OBSH, vuri në dukje se në vendin tonë, pacienti paguan 60% të shpenzimeve nga xhepi, shifër kjo më e larta në raport me të gjitha vendet e Evropës.
Nuk ka kontroll të shërbimit shëndetësor nëpër spitalet publike. Nuk ekzistojnë. Mjekët janë kthyer në privat. Aty vizitohesh, të merr lekët, shkon në shtëpi. Analizat i bën në privat. Ndonjëherë edhe ilaçet i marrim në farmaci, këto që janë të huaja, sepse ka mungesa.
Sigurimet shëndetësore që shqiptarët paguajnë nuk mbulojnë shumë shërbime. Duke na lënë përballë zgjedhjeve të vështira për shërbime shëndetësore që ndonjëherë nuk ofrohen në publik dhe në privat kushtojnë shtrenjtë, tarifë e cila duhet paguar e gjitha nga xhepi.