Pothuajse çdo gjë që na rretho, nga uji në shishe plastike, ushqimet e paketuara që marrim në market apo valët e telefonit, janë toksike. Kështu u shpreh mjekja toksikologe Suela Xhufi në emisionin “Mirmëngjesi Shqipëri”.
Ajo u shpreh se duhet shmangur mbajtja e ujit në shishe plastike dhe të përdoret qelqi si alternativë. Xhufi theksoi se kurrë nuk duhet konsumuar uji i nxehtë në gota plastike, teksa shtoi se edhe kafja duhet marrë në filxhanë.
“Ambiente që na rrethon nuk është më aq i këndshëm në mënyrën si ai reagon ndaj organizmit tonë. Toka, uji ajri ku ne jetojmë është toksikuar në një farë mënyrë. Flasim që na shishja e ujit që ka mikroplastika të cilat janë aq të vogla sa kanë aftësinë të futen në qelizë. Nëse një person konsumon për kohë të gjatë ujë në shishe plastike, bën një inflamacion kronik që do të çojë në sëmundje siç mund të jetë një infeksion pulmonar, pra prek qelizat më vulnerabël të organizmit. Nuk fillon në mënyrë të menjëhershme, por me kalimin e kohës. Unë do sugjeroja që uji të mos mbahet në shishe plastike, por shishe qelqi.
Pasta e dhëmbëve, disa kompani e bëjnë me mikroplastikë. Scrubet që përdore, shumë kompani mund të përdorin mikroplastikë, produktet e tualetit, shampot që kanë parabenë kanë silikon. Efekti toksik që ka në rënien e flokut çon deri në ekzemë. Makinat, benzeni, hidrokarburet e ndryshme kanë një nivel shumë të lartë toksiciteti. Në Tiranë ky nivel është shumë i lartë”, u shpreh mjekja.



