Shqipëria dhe Izraeli kanë pasur gjithmonë një lidhje të veçantë historike. Hebrenjtë në Izrael do ta kujtojnë përgjithmonë Shqipërinë si i vetmi vend që ishte nën sundimin e vendeve të Boshtit, ku numri i hebrenjve u rrit nga numri i tyre para Holokaustit.
Sot në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Këtë vit përkujtimi i Ditës së Holokaustit është veçanërisht i rëndësishëm për hebrenjtë në Izrael. Gjatë sulmit terrorist i kryer nga organizata terroriste Hamas në Gaza më 7 tetor, u kryen masakra dhe vrasje të 1,145 shtetasve izraelitë dhe të huaj, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. Ky sulm shumë mizor u filmua nga terroristët, duke përfshirë, amputimin e gjymtyrëve, përdhunimin, djegien e njerëzve të gjallë në shtëpitë e tyre dhe përdhosjen e trupave të të vdekurve, duke u kujtuar shumë hebrenjve ngjarjet nga periudha e errët e historisë që do të shpërthenin
gjatë Luftëssë Dytë Botërore.
Pikërisht në atë periudhë, periudhë në të cilën populli hebre në veçanti por edhe pjesa më e madhe e botës përjetoi mungesë, urinë, terrorin dhe frikën, pikërisht atëherë populli shqiptar zbuloi madhështinë dhe moralin e tij. Në një kohë kur hebrenjtë që jetonin në vendet evropiane kishin frikë se fqinjët e tyre do t’i dorëzonin në duart e autoriteteve naziste, qytetarët myslimanë në Shqipëri u kujdesën t’i fshihnin hebrenjtë në shtëpitë e tyre, t’u siguronin atyre veshje lokale, certifikata false, t’i integronin fëmijët e tyre në shkolla dhe t’i mbrojë ata në shtëpitë e tyre në qytetet dhe rajonet malore të Shqipërisë, duke marrë të gjitha rreziqet në ngarkim.
Rezultati ishte mahnitës, numri i hebrenjve në Shqipëri në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte tetë herë më shumë se në fillim të luftës, si pasojë e emigrimit të hebrenjve nga vendet fqinje.
Kohët e fundit ka pasur një ngrohtësi të ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Izraelitët zbuluan Shqipërinë si një destinacion turistik të afërt, të lirë dhe të përshtatshëm që ndërthur peizazhe të mahnitshme, ushqim të mirë dhe njerëz mikpritës e interesantë. Komuniteti i biznesit në Izrael ka filluar të zbulojë përfitimet e bashkëpunimit me fuqinë punëtore cilësore të të rinjve shqiptarë, përqindja e të cilëve të diplomave akademike është çuditërisht e lartë. Izraeli, i cili njihet si komb i ri, sheh potencialin e madh në Shqipëri, si një vend që mund të integrohet dhe gjithashtu të udhëheqë shumë zhvillime në teknologjinë e lartë dhe industrinë.
Në vitin 2021, me asistencën e firmës sonë në Izrael, u nënshkrua një traktat për parandalimin e taksave të dyfishta midis Shqipërisë dhe Izraelit, një traktat që lehtësoi ndjeshëm zhvillimin e aktiviteteve të biznesit midis dy vendeve.
Që atëherë, dega jonë në Tiranë ka shoqëruar bizneset shqiptare që janë të interesuara për bashkëpunim me Izraelin në kuadrin e dijes, teknologjisë së lartë etj. dhe bizneseve izraelite që janë të interesuara të hyjnë në tregun shqiptar dhe në fakt përbën një dhomë tregtare e cila promovon mundësitë për biznes.
Marrëdhënia e thellë historike ndërmjet kombeve dhe ndjenja e këndshme e marrë nga biznesmenët izraelitë në Shqipëri, për mendimin tim, do të thellojë bashkëpunimin mes vendeve.
Nimrod Yaron
Autori është një kontabilist, ekonomist, jurist, ish-zyrtar i lartë në Autoritetin Tatimor të Izraelit, i cili menaxhon një kompani konsulente izraelite që operon nëpërmjet degës në Tiranë.