Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për studentët dëften se nuk kemi Institucione të Pavarura!

spot_img
Advertisements

nga Reldar Dedaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj aprovoi me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 2 deri në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit, por dekretoi me bujë të madhe ligjin për komisionet hetimore, për të cilin ka një debat të madh politik dhe publik, pasi është një ligj shumë i rëndësishëm për jetën parlamentare, për demokracinë dhe aktivitetin e opozitës.

Ndonëse është mjek në profesion dhe pavarësisht takimit që zhvilloi me studentët e mjekësisë, Kreu i Shtetit duket se nuk krijoi bindjen për ta kthyer për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vjet në spitalet publike. Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që pranoi këtë të enjte pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë për ligjin që i detyron ata të punojnë pesë vite në Shqipëri që të marrin diplomën. Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës.

Në këtë kuptim, institucioni i Presidentit të Republikës, s’mund të funksionojë me dy standarde, duke aprovuar në heshtje një ligj krejt të diskutueshëm, siç ishte ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit, pa sqaruar aspak arsyet e këtij aprovimi dhe nga ana tjetër, për të dekretuar një ligj për të cilin ka një debat të madh politik dhe publik dhe për të cilin sqaroi me hollësi arsyet e dekretimit edhe pse shumë të diskutueshme.

Megjithatë, edhe nëse Presidenti vendoste ta kthente një ligj të tillë, me shumë gjasa ai do të votohej përsëri në Kuvend, por mos dekretimi i tij, duket një rast i humbur për të treguar një pushtet balancues të Presidentit të Republikës, ndaj kësaj Qeverie. Dhe, aq më tepër në këto kushte, ku shoqëria dhe opozita duket shumë e dobët dhe pushteti shumë i fortë. Një mos dekretim nga ana e Institucionit të Presidentit, do të përbënte një lloj ekuilibri institucional, i domosdoshëm për jetën shoqërore dhe politike shqiptare në këto momente

Latest articles

Related articles