Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë.
Sëmundjet
Janë pikërisht acidet tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e arterieve në përgjithësi dhe arterieve konore në veçanti. Janë pikërisht këto arterie, që bëjnë të mundur furnizimin e muskulit të zemrës me gjak , duke fuqizuar dhe muskulaturën e zemrës. Me rezultate të mira mjekuese ato përdoren në format e lehta të pamjaftueshmërisë së koronorëve, në ç’rregullimet, që vijnë nga mosfurnizimi i mirë i trurit me gjak si dhe në sëmundjet e zemrës pas sëmundjeve infektive. Aminopurina është një nga substancat e rëndësishme, që ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut. Duke u mbështetur në vetitë shumë të rëndësishme të bimës, çaji i përftuar prej saj përdoret si mjet për fuqizimin e zemrës së dobësuar nga shqetësimet me prejardhje nervore. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme. Gjithashtu, çaji i përftuar nga zierja e luleve dhe frutit të grimcuar të murrizit, shërben në rastet e presionit të ngritur të gjakut, pra kur të sëmurët vuajnë nga hipertensioni. Gjethet e reja dhe të thara pihen bashkë me duhanin ose zihen në formë çaji dhe përdoren kundër arteriosklerozës. Një tjetër ndihmesë jep kjo bimë te njerëzit, që kanë vështirësi në frymëmarrje. Pirja e çajit të ëmbëlsuar me mjaltë do të sillte përmirësim të menjëhershëm të shëndetit. Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia natën, është vërtetuar se pirja e çajit të murrizit është ndër çajrat, që rikthen në mënyrë të menjëhershme gjumin e humbur. Një gotë me lëngun e bimës përpara se të shtriheni do të japë rezultate pozitive.
Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojiten dy lugë me lulet dhe frutet e grimcuara të bimës çudibërëse të murrizit. Kjo masë hidhet në një enë, së cilës i shtohet një filxhan çaji me ujë shumë të nxehtë. Ena mbulohet dhe lihet në qetësi deri sa të ftohet. Më pas përmbajtja kullohet dhe lëngu i përftuar ëmbëlsohet sipas dëshirës. Çaji këshillohet të pihet 2 deri 3 herë në ditë. Për kurimin e sëmundjeve kjo bimë mund të përdoret edhe në formë tinkure, për përgatitjen e së cilës nevojiten 20 gramë lule ose frute të grimcuara të bimës. Kjo masë hidhet në shishe, të cilës i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Lihet në qetësi për 10 ditë, më pas kullohet. Në një gotë me ujë hidhen deri 25 pika dhe pihet 3 herë në ditë. Tinkura rregullon të rrahurat zemrës dhe lehtëson gjumin. Bima e tharë duhet të ruhet në vende të ajrosura, të freskëta, pa lagështirë. Ajo mund t’i ruajë aftësitë e saj kurative deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj.
Pesë ushqimet që mbrojnë zemrën
Secili ushqim mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese. Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojnë në mënyrë optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë. Ushqehuni me këto ushqime të shëndetshme dhe filloni të ndiheni më të shëndetshëm.
Kivi
Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë kalium. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.
Fasulet
Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako.
Spinaqi
Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.
Qepët
Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzimë të fuqishme që luftojnë kancerin, konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.