- Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Shkak për këtë është bërë një hetim i nisur nga SPAK për korrupsion dhe vepra penale të tjera.
Dyshohet se SPAK po hetim për një skemë ku hiqeshin debitorët nga sistemi. Bëhet me dije se operatorë të OSHEE-së kundrejt ryshfetit, fshinin qytetarët që ishin debitorë.
Redaksia mëson se skema që po hetohet nga SPAK është bërë në vitin 2021.



