Zëri i Amerikës, mediat e financuar nga Departamenti i Shtetit përmes një shkrimi sqarues ka zbuluar se FBI nuk ka gjetur asnjë provë, asnjë element të paligjshëm në lobimin e Partisë Demokratike në SHBA për interesa të opozitës dhe qytetarëve.
Kjo është e rëndësishme të thuhet sepse janë hedhur tonelata bojë mbi paratë ruse të PD, madje sipas aktakuzës së FBI ka qenë zyra e Kryeministrit Rama që çonte në Vjenë dëshmitarë kundër Lulzim Bashës, kundër PD.
Po cilët ishin këto dëshmitarë që zyra e Kryeministrit Rama paguante bileta avioni e hotele të shtrenjta në Vjenë për të dëshmuar kundër PD, kundër Bashës?
Pikërisht këtu është intriga ndërkombëtare me McGonigal, Neza, Duçka et company. Sajesa kundër Lulzim Bashës janë shqiptuar nga njerëzit e tij më të afërt në PD, zyrtarë më të lartë të Partisë e që të gjithë janë sot tek Sali Berisha, zyrtarë të Rithemelimit që përjetohen për demokraci e votë të lirë.
Ata ish zyrtarë të PD që sot janë tek Rithemelimi i Sali Berishës kanë dhënë dëshmi të rreme në Vjenë, me bileta e hotele të paguar nga Edi Rama.
Ata ish zyrtarë të PD që sot janë tek Rithemelimi i Sali Berishës kanë hyrë në konspiracion me maxhorancën për të dëmtuar kryetarin e Partisë së tyre, kandidat për kryeministër Lulzim Basha.
Ata ish zyrtarë të PD që sot janë tek Rithemelimi i Sali Berishës kanë bërë komplot kundër ardhjes së Partisë Demokratike në Pushtet duke u bërë pjesë e skemave autoritariste për eliminimin e opozitës.
Emrat e tyre do të dalin pas 26 shkurtit kur McGonigal do të marrë dënimin e merituar për abuzim me pushtetin e shpërdorim detyre.



