Një vendim mjaft kontravers duket se ka marrë formë. Në mbledhjen e fundit të vitit, Qeveria Rama ka marrë vendimin (VKM Nr. 789, datë 28.12.2023) për të kaluar nën administrim të Pallatit Mbretëror, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, nën administrimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, për të vijuar me planin për ta dhënë me koncension.
Sipas një plani të miratuar më herët nga ministria e Kulturës propozohet që kjo perlë historike të kalojë nën manaxhim komerçial tek një kompani private, me kushtin e vetëm që ajo të investojë për restaurimin e tij. Sipas kontratës parashikohet se partneriteti me kompaninë private të zgjasë 20 vite. Por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, pra 40 vjet.



