Jürgen Klopp “humbet” unazën e tij të martesës në fushën e “Anfield”…

Mbrëmë, Liverpooli arriti një sukses veçanërisht të vlefshëm në shtëpi ndaj Newcastle (4-2). “Reds” të fortë shfrytëzuan ndeshjen e tyre të parë të vitit 2024 për të konsoliduar vendin e tyre si lider në Premier League, me tre pikë përpara Aston Villa dhe pesë pikë ndaj dyshes Manchester City – Arsenal.

Gjë që padyshim kënaq Jurgen Klopp, i cili është ende i uritur për tituj. Një Jurgen Klopp që për pak sa nuk përjetoi një fatkeqësi në fund të takimit.

Në të vërtetë, ndërsa Klopp hyri në fushën e “Anfield” pas ndeshjes për të festuar fitoren e ekipit të tij, menaxheri i Liverpool përfundoi duke humbur unazën e tij të martesës në fushë! Një frikë prej disa sekondash, Klopp e kuptoi shpejt mungesën e saj.

Pas një momenti vetmie, para kamerave, duke kërkuar unazën, madje duke kërkuar ndihmën e një agjenti sigurie, më në fund Klopp arriti të gjejë unazën e martesës, falë ndihmës së një kameramani që e pa në këmbët e tij. Pushtja e unazës para kameras ishte mëse e natyrshme.

“E humba një herë në jetë dhe kisha nevojë për një zhytës profesionist, sepse e humba në det. Herë pas here, kur humbas një apo dy kilogramë, nuk më rri aq mire në gisht. Kamera, nuk e di cila. Ai (kamermani) më mërziti shumë këtë sezon, por tani ai e ka justifikuar veten, unaza ishte vërtet e rëndësishme për mua”,- tha Klopp më pas për “Skysports”.

Latest articles

Related articles