GREQI- Një sherr mes dy shtetasish shqiptarë ka degraduar në plagosje me thikë të njërit prej tyre. I plagosuri është identifikuar si Artur Mitro nga Berati.
Ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve e ngjarjes.