Nuk dalin dot nga detyra Partisë së Ramiz Alisë – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

Edhe Luçiano Boçi bëri sot thirrje për rivendosjen e pluralizmit (jo të demokracisë). Më pas u ndoq nga djali i Ali Spahisë, edhe ai për rikthimin e pluralizmit.

Janë fjalët e Sali Berishës për rivendosjen e pluralizmit që përtypin pa ditur çfarë thonë ose e thonë për oportunizëm.


Janë akoma tek kërkesat ndaj Ramiz Alisë. Nuk dalin dot nga skema dhe rrethi i kuq i përcaktuar nga regjimi i Ramiz Alisë për Sali Berishën në 1990. Janë mpirë në mendje e shpirt.

Nuk duan të ndryshojnë skemën. Kërkojnë të rilidhin besën me kastën e vjetër komuniste të Ramizit, Semiramisit të Shkencave, të Pobratit, të Sulo Gradecit, etj. Betohen se nuk kërkojnë më shumë se pluralizëm fiktiv, me parti e OJQ, që kurdisen nga instruktorët e Partisë, nga sekretarët e Rinisë (Koço i Bregut, Baçi i Fierit, Seiti Tropojës, etj). Jetojnë për partinë.


Gjithçka do të ndryshojë në vend kur të ndryshojnë fjalët për të përcaktuar realitetin. Kërkohet demokraci dhe sundim i ligjit, jo pluralizmin e bashkimeve profesionale. Cilido që do të jetë bashkëkohor me fjalë e vepra do të fitojë.

spot_img

Latest articles

Related articles