Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos shërbejnë për të “qetësuar” Veliajn

spot_img
Advertisements


Arrestimi i Berishës dhe fillimi i hetimeve ndaj tij për abuzimin me detyrën si kryeministër i vendit është një ngjarje e rëndësishme për drejtësinë në vend, por dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë në politikën shqiptare. Natyrisht nuk ka qenë e lehtë. Madje ende nuk është e lehtë.

Edhe pse SPAK ka bërë disa hapa të guximshme drejt hetimit dhe çuarjes së tij para drejtësisë, serish duket se ka një kujdes në opinion publik për të balancuar arrestimin e tij nga ana statistikore, me ndëshkime nga pala tjetër.

Një prej këtyre rasteve është ky i Ilir Beqajt. Ish- ministri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me një koncension të Ministrisë së Shëndetësisë, që me sa duket nuk e implikon atë direkt. Së paku deri tani nuk është marrë i pandehur për atë çështje.

Ndërkohë mësohet se ka nisur një hetim tjetër për konflikt interesi në muajin shtator dhe dje ka pasur kontrolle banesash dhe në zyrat e kompanive respektive.

E gjitha kjo është një procedurë normale kur nis një hetim, por shija e hidhur është se ndërsa hezitohet të merret në pyetje Erion Veliaj për Inceneratorin e Tiranës, duket se mediat e lidhura me të po i fryjnë çështjes Beqaj. PRA, strategji për të larguar rrezikun e Veliaj futet në rrezik Beqaj.

spot_img

Latest articles

Related articles