Zbulohet arsyeja pse Amnistia penale për vitin e ri u shty për 2024

spot_img

Qeveria Rama ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili është depozituar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se rreth 600 të dënuar do të kalojnë festat pranë familjarëve.

Por në parlament është zbuluar edhe një kleçkë për të liruar nga dënimi edhe personat që kanë bërë kallëzim të rremë e janë dënuar në shkallë të parë. Një shembull ? Dënimi i deputetit Salianji, për kallëzim të rremë, në shkallën e parë dhe po pret Apelit.

Grupi i Xhafajt në PS dhe të tjerëve kanë dalë kundër skemës për të liruar nga dënimi Babalen e Berishës. Ata kërcënuar Manjën me dalje publike.

Ndërsa PD zyrtare ka kërkuar pezullimin e dënimit/gjykimit për të gjithë protestuesit e kallëzuar penalisht 10 vitet e fundit.

Amnistia kërkon 85 vota.

Latest articles

Related articles