Ka rënë në pranga 41-vjeçari që qëlloi me armë drejt banesës së 60-vjeçarit në Kurbin rreth mesnatës, duke iu rrezikuar jetën familjarëve të tij.
Përmes një njoftimi Policia bëri me dije se gjatë kontrolleve në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



