Më pyetën sot, çfarë mendon për dorëheqjen e Jorgo Goros (Beleri) në Himarë?
- E gjithë strategjia e politikës së jashtme të Greqisë ndaj Shqipërisë ka qenë e bazuar në artin e luftës. Ata kanë krijuar apo shpikur vatra problemesh që nuk fakt nuk ekzistojnë që shqiptarët të harxhojnë energji për “zgjidhjen” e këtyre çështjeve të shpikura dhe moszgjidhjen e çështjes kombëtare (Çamëria, psh).
Ata shpikin vorioepir apo minoritete në Himarë (Beleri) dhe ushqejnë diatriba (në Tv) që shqiptarët të mos merren me çështjen çame.
Këtë strategji e kanë përvetësuar mirë edhe serbët edhe sllavomaqedonasit që shpikin minoritete serbe në Fier e gjithkund që shqiptarët të merren me këto çështje që shpikin ata dhe jo me luginën e Preshevës apo statusin shtetformues në Maqedoni.