KUVAJT- Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i Kuvajtit.
Sheiku e ka udhëhequr Kuvajtin e pasur me naftë, vetëm tre vjet, pasi e ka marrë pushtetin prej gjysmëvëllait të tij, sheikut Sabah al-Ahmed al-Sabah.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e sheikut Nawaf al-Ahmad al-Sabah”, është thënë përmes një deklarate të publikuar në kanalin televiziv.
Sheiku Nawaf është emëruar princ kurore më 2006 dhe e ka marrë detyrën e emirit më 2020.
Ai ka shërbyer paraprakisht si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm. Emiri i ri i Kuvajtit është shpallur princi i kurorës, sheiku Meshal al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah.