MEDIA: Ja si Rama financon dhe u jep deputetëve të Gaz Bardhit tendera me 100% të vlerës, zbardhen detajet

spot_img

Gazeta “Sot” në shtyp dhe online ka botuar një shkrim të gjatë investigativ “Ja si Rama financon dhe u jep deputetëve të Gazment Bardhit tendera”. Po e ribotojmë për transparencë.

Përveç Sali Berishës dhe enturazhit të tij, lëvizja anti-Basha në Partinë Demorkatike duket se financohet e madje dyshohet se mbështet në prapavijë edhe nga kryeministri Edi Rama. Kështu mësohet se deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, nëpërmjet shoqërisë Civil Cons shpk, për të cilën dihet botërisht që është pronar në hije, dyshohet se ka përfituar nga Autoriteti Portual Durrës tenderin me objekt “Hartim projekti për Port House dhe rehabilitim i Godinave Historike ADM”, me fond limit 493 mijë euro dhe vlerë kontrate 490 mijë euro, sa 100% e vlerës së fondit limit. Fituar si bashkim operatorësh me Transport Highëay Consulting shpk, në pronësi të Engjell Caka dhe Arabel Studio shpk, në pronësi të Ana Nishkut, e cila në shtator është akuzuar nga SPAK në dosjen e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. “Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkëpunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pazaret

Prej kohësh në media përflitet për tenderat e përfituar nga grupimi i deputetëve që tubohet rreth Bardhit dhe Berishës, pra ata që ditë pas dite dalin ekraneve për të sulmuar regjimin. Por, dokumente si këto, që dëshmojnë fijet që lidhin pushtetin me “Revolucionin” e Berishës, e bëjnë të qartë pse zhurma disa mujore nuk po prodhon rezultat. Konflikti i interesit i deputetëve që bëjnë sikur protestojnë, e në fund të ditës fitojnë tendera me 100% të vlerës, flet qartë për mënyrën sesi financohet lëvizja anti-Basha brenda PD-së nga pushteti. Lëvizje të tilla, që kudo në botë cilësohen kapje ekonomike të fraksioneve të kundërshtarit politik, shpjegojnë pse disa deputetë, braktisën qëndrimin pro drejtësisë, pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u vendosur në shërbim të luftës së Berishës kundër drejtësisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra ashtu siç i lipset Ramës opozita. Prandaj, deputetët që bërtasin çdo ditë nëpër ekrane për korrupsionin e qeverisë, bëjnë mirë të qartësojnë publikun dhe të bëjnë transparencë për interesat që i lidhin me pushtetin e Edi Ramës, sepse lufta kundër korrupsionit bëhet përballë pushteti, jo nga xhepat e pushtetit.

Si i fshehu gjurmët e kompanisë Gështenja?

Ndërkohë dyshohet se janë 35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë që i janë dhënë kompanisë “Civil Cons”. Bëhet fjalë për përfitimet që Lefter Gështenja, deputeti i Gazment Bardhit, ka marrë në gati dy vite nga Rilindja. Po para se të bëhej deputet, “CNA.al” theksoi pak kohë më parë se ai është kujdesur të zhdukë gjurmët e kompanisë. Madje të mos e deklarojë as si biznes në deklaratën fillestare të vitit 2021, që deputetët dorëzojnë para marrjes së detyrës. Fillimisht aksionet e biznesit kanë kaluar në duar të bashkëshortes si formë dhurate dhe me tej kompania ka përfunduar në duar të personave të tretë, duke u shitur. Një kompani si “Civil Cons” që ka marrë tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë është shitur për 100 000 lekë të vjetër. E gjithë kjo skemë ngre pikëpyetje për shitje fiktive dhe pas kësaj kompanie që ende merr tendera nga Rilindja e Ramës siç ndodh në rastin e ARRSH-së, dyshohet se qëndron Lefter Gështenja.

Akuzat

Por nuk ndalet me kaq, pasi edhe analisti Sidi Hasanaj dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka zbuluar pak ditë më parë se deputeti Lefter Gështenja ka marrë tender nga qeveria shqiptare për rehabilitimin e lumit Osum, tender i dhënë nga agjencia e Prokurimeve Publike me 13 tetor të këtij viti me vlerën prej 380 milion lekë. “Një deputet i PD-së në grupimin e Bardhit, pra kompania e tij ka marrë më 13 tetor një tender për rehabilitimin e shtratit të lumit në Osum. 380 mln lekë tender nga agjencia e prokurimeve publike, ne e kemi me dokumente. Dokumentet janë me data dhe të printuar nga agjencia e Prokurimeve Publike, kompania është shitur nga bashkëshorti te bashkëshortja për 10 mijë lekë të reja dhe më pas nga bashkëshortja te një person tjetër po për 10 mijë lekë. Kompania është krijuar nga deputeti Lefter Gështenja”, deklaroi Hasanaj. Edhe më parë Gështenja është përfolur se nuk ka dashur të mbështesë banorët e Berxullës që do iu prisheshin shtëpitë dhe tokat për të ndërtuar devijimin e rrugës Thumanë-Kashar, projekt që ia ka dhënë kompanisë “GENDER-2” e shtetasit Bashkim Ulaj. Sipas informacioneve mësohet se ai prej 8 vitesh deri në shtator 2021, ai ka qenë i punësuar Menaxher Projektesh te firma “GENER-2” e oligarkut Bashkim Ulaj, me pagë mujore 1.1 milionë lekë të cilën e merr edhe tani që është deputet.

Latest articles

Related articles