Av. Goxhaj: Gjyqtarja shqiptare në SHBA ka qenë krahu i djathtë i Bashës

Në studion e Fax News këtë pasdite, avokati Altin Goxhaj komentoi për Alesia Dostin zhvillimet e fundit politike në vend.

Në thelb Partinë Socialiste, Rama ia ka dhënë Erion Veliajt. Dua të kujtoj që në të njëjtën kohë që ndodhte ky Kuvend kemi dhe një zhvillim në Amerikë. Kemi Lulzim Bashën që shkon në takime në Amerikë. Por kemi dhe Tikun e Sorosit në takime në Amerikë dhe dje çuditërisht ishte dhe një imazh i inagurimit të një gjyqtareje shqiptare në Amerikë Edith Shkreli në mes 30 mijë gjyqtareve, e cila ka qenë krahu i djathtë i Lulzim Bashës në Bashkinë Tiranë. Pra krahu i djathtë i Lulzim Bashës në Bashkinë Tiranë kishte ftuar Tikun e Sorosit që të dilte ai në foto dhe të tregonte që unë kam lidhje me Amerikën, por në fakt ishte prapa Lulzim Basha“.

Latest articles

Related articles