Basha: Rama mban fijet e aferës së Inceneratorëve, SPAK ti shkojë deri në fund

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të rinj.

Zoti Basha u ndal dhe tek vendimi i fundit i spak për inceneratorin e Tiranës. Duke vleresuar punën e SPAK, Basha tha se “ai nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të çojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre”.
Basha tha se kush ka abuzuar me fondet dhe me pasuritë e shqiptarëve, me besimin e shqiptarëve, të shkojë para drejtësisë. Dhe për këtë, Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut.

Basha theksoi se krahas inkurajimit dhe mbështetjes së SPAK, PD ka çuar në parlament dhe projktligjin për vetingun e politikanëve, përmes të cilit synon të largojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin nga politika.
“Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve”,- theksoi Basha

Latest articles

Related articles