Analisti Iljazaj: Doktori doli në qëllimet e hapura të tij, Argita do e trashigojë!

spot_img
Advertisements

Në fillim të këtij muaji, Foltorja mbajti Kuvendin e saj duke rikonfirmuar në krye të këtij fraksioni Sali Berishën. Por zgjedhja e Sali Berishës nuk ishte se mori vëmendje, pasi prozhektorët u drejtuan tek vajza e tij, Argita Berisha.

Ajo doli në podium dhe mbajti një fjalim, pavarësisht se ulëset në Pallatin e Kongreseve ishin të boshatisura,. Dalja e saj në skenë krijoi idenë se Sali Berisha po përgatitet që Foltoren ta trashëgojë te vajza.

Analisti Ervis Iljazaj, në “Zonë e Lirë”, tha se Sali Berisha me këtë lëvizje doli hapur duke thënë se partinë ose më saktë fraksionin brenda PD, do t’ia lë me tapi së bijës. Për Iljazajn, me këtë lëvizje Berisha tregoi maksimumin që mund të bënte në situatën kur shpalljen “non grata” e mban të izoluar nga ndërkombëtarët.

“Nëse ajo do ta trashëgojë atë parti këtu prihen shpresat e të gjithë atyre që mund ta merrnin dhe ta drejtonin atë parti. Doktori doli në qëllimet e hapura të tij. Dalja në skenë e Argitës është kjo: unë jam këtu, as skam ndërmend të iki, do të jem këtu. Do ta mbaj atë gjithmonë në lojë. Ndoshta një parti besnikësh, të vogël, dhe në këtë kuptim arrin objektivin minimal duke qëndruar në skenë. Sali Berisha nëse i lë partinë vajzës, nuk i ka lënë Shqipërinë, por partinë. Shqipërinë e dinë shqiptarët se kujt do t’ia dorëzojë. Apriori nuk është se jam kundër kësaj gjejë. Doli hapur: partinë do t’ia lë vajzës time. Fjalimi i Argitës ishte fjalim politik”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles