..me shkas nga ikja në amëshim e aktorit të shquar Mirush Kabashi.
Artistët interpretë dhe krijuesit e Shqipërisë, megjithëse e kanë fituar lirinë profesionale duke humbur njëkohësisht kujdestarinë financiare, mbuluar dikur me së miri nga shteti, sa i perket tregut te tyre te punes, jetojne e ushtrojne profesionin ne kushte amatoreske, spontanisht, pa agjente per te lidhur kontrata e per te hartuar kerkesa, pa keshilltare karirere, pa nderlidhur planet, projektet, fatin e metejshem te veprave te tyre me agjensi perkatese, me njesi homologe ne rajon e me tej. Ne keto kushte, me vjen habi si i ra shenjes rreth 20 vite me pare Mirushi i Madh me Kosta Varnalisin, me Apologjine e Sokratit – ne perceptimin tim, shfaqja me e shetitur sukseshem, gjithandej, ne keto dekada te fundit. Ne humneren e tmerrshme perqark vitit ’97, ajo pjese diagnostifikonte me gjuhe te zgjedhur artistike shoqerine shqiptare, krizen e thelle morale qe kishte perfytur pseudo-elitat tona. Duke pershkruar me sarkazem te pa meshirshme ultesirat shpirtetore te shpirtarve njerezore, duke çmitizuar dhe perqeshur fasadat, pushtetet, zotat dhe sirenat e koheve tona politiko-shteterore, duke goditur ne zemer te Olimpit shqiptar te anti-vlerave, te dehumanizmit, te banalitetit kriminal, duke u dhene ze shqip fjaleve te shenjta te Varnalisit, me Sokratin e tij M. Kabashi beri drite per te gjithe ata qe e pane dhe e duartrokiten gjate, nxehtesisht.
U prehsh ne Paqen e Hirin e Zotit,
Mirush.
nga Virion Graçi



