Perse Rama merr kampin ndërsa Vuçiç merr një investim të huaj me rëndësi strategjike?

Sebastian Zonja

Sipas kokës ta vendosin festën.
Fakti që Serbia merr fabrika për ndërtimin e makinave “Fiat” dhe ne marrim emigrantët që duan të shkojnë në Evropë tregon shumë për Edi Ramën dhe mënyrën e tij të qeverisjes – gjithçka për të ndejtur sa më gjatë në pushtet.
Qeverisja prej tre mandatesh e Edi Ramës karakterizohet nga marrëveshja për sjelljen e armëve kimike, aprovimi i heshtur për ndarjen e Kosovës, aludimet për dërgimim e ujit në Itali, dalja nga logjika e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe pjesëmarrja në Komunitetin Politik Evropian… Gjithë këto raste, vit pas viti, tregojnë qasjen e tij ndaj pushtetit me metodën se fuqia nuk buron nga vota qytetare por nga konjukturat mafioze, okulte dhe ndërkombëtare.
Ballkani sot ka konfigurim interesant sa i përket sigurisë dhe politikës. Ndërsa në aspektin e sigurisë kemi në hije një marrëveshje amerikano – turke, aspekti politik po rregullohet nga franko – gjermanët për integrimin në Bashkimin Evropian, ngjashëm me marrëveshjen e Ohrit në Kosovë.
Italia, në sytë e shqiptarëve, është një vend mik, por në sytë e Ramës është balancuesi i Gjermanisë në Ballkan, sepse angazhimi i Edi Ramës me qarqe serbo – amerikane në rajon ka rezultuar kundër interesave të tyre, siç ishte rasti i ndarjes së Kosovës.
Shkurt, nëse nuk ka mobilizim të brendshëm për ta zbritur nga pushteti, ky do rrijë edhe 10 vjet të tjera. Arsyetimet se do e heq SPAK-u vitin tjetër, do e heqin amerikanët për rastin MekGonigal, do ndaj pushtetin me të tjerë, do bëjë koalicion të gjerë për integrim… janë justifikimet e radhës për të mos i dalë problemit përballë.

Latest articles

Related articles