Lita: Qarku Berat pa mjekë, deputetët i vënë flakën Kuvendit

Analisti Lavdrim Lita ka komentuar në Report Tv kaosin e krijuar në Kuvend dhe mungesën e mjekëve në qarkun Berat, që është kthyer problematike për mijëra qytarë.

Lita u shpreh se opozita ka dalë nga misioni dhe po merret me hallet e Sali Berishës.

“Kemi një largim total të misionit të opozitës nga qytetarët. Po merret me hallet e një personi dhe si të gjejë një shkak për të bërë piroteknikë në kuvend, kur në fakt edhe deputetët e PL duhej të ishin interesuar për çështjen e mungesës së mjekëve në Berat, Skrapar Poliçan. Duhet të jenë deputetët që i përfaqësojnë qytetarët, i paguajmë me rrogë. Nuk i paguajmë për ti vënë flakën kuvendit, kjo është një humbje e misionit të tyre. Do ta meritojnë votën kundër të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. Kauza e tyre është e kamufluar se nuk thonë të vërtetën, ka nisur për kreun e grupit të PD dhe çdo javë është akumuluar me komisionet hetimore e komisione për reformën zgjedhore”, tha Lita.

Latest articles

Related articles