Veleshnja: Arjan Çani nxirrte ca njerëz që nuk ishin normal që të dilnin në Tv

Rezart Veleshnja i ftuar në Bilardo në MCN ka treguar se si ai u bë aktor duke u shprehur se është ngjitur në skenë që në moshën 6 vjeç. Ai tha se gjithçka ka ardhur natyrshëm dhe se i pëlqente të imitonte të tjerët, ndërsa theksoi se në vendin tonë artistët nuk vlerësohen por shihen më shumë si biznes.

Kam dalë në skenë qëkur kam qenë 6 vjeç se dhe babi regjisor. Nuk ka qenë një ndikim familjar por kur isha i vogël kam pasur një zë të trashë dhe në atë kohë kisha qejf dhe imitoja parodistët e Vlorës dhe në atë kohë kur dëgjoja dikë e imitoja. Më vinte natyrshëm imitimi. në Shqipëri është vështirë të jesh aktor sepse shumica e artistëve që janë këtu bëjnë një jetë njerëzit të qeshin dhe kur ikin, ikin duke qarë, në kuptimin që nuk vlerësohen, e shohin aktorin si biznes.

I pyetur se çfarë mendon për përballjen e komercit dhe artit të vërtetë, Veleshnja tha se atë çfarë lyp tregu njerëzit mundohen ta përshtatin. Sipas tij, njerëzit e zgjuar mundohen ta kapin dhe e përshtatin.

Për shembull Arjan Çani nxirrte ca njerëz që nuk ishin normal që të dilnin në Tv ai i nxirrte dhe njerëzit argëtoheshin dhe sot që ai si ka nuk ka më atë shikueshmëri. Këta e mësojnë tregun në këtë mënyrë, por kjo komerça nuk ka ardhur nga aktorët, është mësuar nga ata dhe e praktikojnë. Këta aktorët i kanë shfrytëzuar për të bërë lekun dhe Ermali e shet këtë është në rregull, ai art është në fund të ditës, por këtu ka devijuar se arti shikohet si biznes. Ai biznes është por këtu biznesi nuk është ai biznesi i bukur nëpër zyra, por te tregu.

Nuk ka cilësinë që duhet. Ka pasur shumë shfaqje me aktorë të shkëlqyer shumë të mirë dhe u bë një emision që zgjati 11 puntata dhe u mbyll ai, aktorët ishin më të mirët, por ai që e bënte e bënte për biznes. Kjo gjë është duke ndodhur rëndomtë, megjithatë nuk mund të devijosh është krijuar, dhe unë që flas, në fund të ditës jam aktorë dhe dua ta ushtrojë këtë profesion.

Latest articles

Related articles