Dojna Mema ishte e ftuara e radhës e Ermal Peçit në programin e tij “E diela jonë”. Këtë sezon televiziv e shohim Dojnën tek “Piranjat”, program që pranon se e ka marrë shumë për zemër, aq më tepër për shkak të kauzave sociale që trajton.
Jeta familjare e Dojnës, sidomos pasi u bë nënë, ka qenë në vëmendje të publikut. Lidhja e fortë me djalin, martesa me Vlashentin por edhe pishmani më i madh i jetës, ishin disa nga momentet emocionuese me Ermalin.
“Një nga pishimanet që kam është nuk arrita ta bëj gjysh, babin. Ajo plagë nuk shërohet kurrë thjesht mësohesh. Kur ti humbet një prind humb dhe botën që ai prind të ka dhënë. Më vjen keq që djali im nuk do njohë asnjë nga gjyshërit. Nëse do vinte dhe njëherë në jetë do doja të shihte djalin, jo mua.
Dasmën? Siç ta ka premtuar ty Ermal në emision, Vlashenti. Do e kisha bërë një dasmë në Zafest. Jam shumë tradicionale në martesë”, tha Dojna.



