“Mos na numëroni sa jemi, por lexoni idealet që kemi” – Luçiano Boçi iu flet 100 personave

“Mos na numëroni sa jemi, por lexoni idealet që kemi”, nisi fjalën e tij Luciano Boçi në Përkujtimoren të mbledhur sot nga Sali Berisha, duke i paraprirë kështu komenteve mbi faktin e pakundërshtueshëm: Lideri historik po humbet ndjeshëm terren!

Ndërsa në kuvendin e dy viteve më parë, kreu i Rithemelimit arriti të bashkojë shumicën e delegatëve të PD, duke arritur mbi 5000 vetë prezent në stadium, këtë vit duket se as 500 njerëz nuk ka arritur të mbledhë.

Pamjet tregojnë qartë boshatisjen e sallës… por edhe zyrtarisht 1200 delegatë.

Megjithatë Berisha duket se është mësuar me këtë rezultat, pasi edhe në zgjedhjet lokale të disa muajve më parë, ai dhe aleati i tij politik, Ilir Meta u braktisën masivisht nga shqiptarët.

Pavarësisht kësaj ai bëri sot deklarata të guximshme për një politikan që numëron kaq pak ndjekës. “Mosbindja civile është betimi ynë. Ky do të jetë aksion opozitar pa kthim”, tha Berisha teksa ftoi për pjesëmarrje në këtë nismë të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Latest articles

Related articles