Digjet gjatë natës makina e Kozakut: Po nuk e gjeti shteti autorin, do e gjej vetë!

spot_img

Një automjet luksoz tip “Mercedes AMG” i është vënë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë.

Mjeti i djegur është në pronësi të personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçi.

Sipas vetë Kozakut kjo është e disata herë që ndodh.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina.

Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.

Policia ende nuk ka një njoftim në lidhje me ngjarjen

Latest articles

Related articles