Berisha tallet me 1200 vullnetarët e tij: Kam dhëndrin të burgosur politik!

Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit ka bërë deklarata për halle e tij me SHBA, Britaninë dhe SPAK.

Thotë se u shpall Non grata se nuk pranoi këshillën e një personi që sipas tij e kishte çuar Basha. Një herë tjetër ka thënë se e kanë shpallur Non Grata për Kosovën. Sipas ditës i ndryshon mendimet e tij. SHBA e kanë shpallur për korrupsion Masiv dhe minim të demokracisë. Britania e madhe e ka shpallur për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar B9, dosja Metamorfoza, etj.

“Sot kam një dhëndër të burgosur politik” – iu tha Berisha delegatëve të tij, që janë po aq sa vota kishte Hysni Milloshi i Partisë Komuniste, vullnetarë të vjetër të Enverit. Mosha mesatare në Pallatin e Kongrese ishte 55-60 vjeç çka tregon se është një grupacion i lodhur, nostalgjik, me probleme të mëdha me ligjin.

Latest articles

Related articles