Gazetari Lavdrim Lita tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se në Kuvendin e “Rithemelimit”, ku do të jenë të pranishëm demokratë do të votohet për një rezolutë kundër reformës në drejtësi.
Sipas Litës në kuvendin që pritet të zhvillohet të shtunën, Berisha do t’u imponojë njerëzve të tij, projektin e tij politik kundër drejtësisë së re dhe mund të ndodh që deputetët demokratë, të ndryshojnë qasje ndaj ndërkombëtarëve.
“Në atë Kuvend do ketë një pjesë tjetër, që është miratimi i një rezolute kundër reformës në drejtësi, kundër SPAK-ut. Kjo e vendos Rithemelimin apo atë grupim të deputetëve të PD-së, në antagonizëm me ndërkombëtarët që kanë mbështetur reformën në drejtësi.
- Pra do të jetë një hap cilësor të zhytjes së tyre në krahë të zotit Berisha. Ai nuk mund t’i imponohet opinionit publik, por mund t’i imponohet njerëzve të tij dhe mund të marrë firmën dhe votën kundër reformës në drejtësi. Në Kuvendin e Berishës do votohet një rezolutë për projektin politik për qëndrimet e zotit Berisha kundër drejtësisë”,-tha gazetari Lita.