Berisha, mosbindje civile? Ironizon Lita: Shpresoj të mos jetë si e PS dhe e PD

spot_img


Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Euroneës Albania komentoi deklaratën e Sali Berishës se do të ketë mosbindje civile.

Lita shpreson që nëse do të ketë mosbindje civile të mos jetë si ajo e PS apo e PD-së vite më parë pasi nuk pati sukses.Më tej ai theksoi se Berisha nuk do të largohet për aq kohë sa ka çështje të hapura me drejtësinë.

Jam shumë i interesuar ta shoh këtë mosbindje civile, do ishte hera e parë në Shqipëri që do të kryejnë një detyrë dhe shpresoj që të mos përfundojë si ajo e PS me djegie gomash, apo si ajo e PD-së para disa vitesh që bllokoi disa akse në rrugët në Tiranë. Nëse do të jetë një gjë e tillë që e kemi parë më parë mendoj se nuk do të ketë sukses së më parë nuk ka pasur sukses. Jam shumë i interesuar ta shohë këtë mosbindje civile.

Derisa Berisha të ketë procese të hapura me drejtësinë, familjarët e tij të kenë procese të hapura me drejtësinë, Berisha aty do të jetë për t’i quajtur të përndjekur pokitikë dhe do të politizojë çdo lloj çështje”-tha Lita

Latest articles

Related articles