Kujtimi është diagnostikuar me kancer të stadit të tretë në mushkëri në moshën 55- vjeçare si pasojë një duhanpirje prej rreth 40 vitesh.
“Para 7 vitesh pata temperaturë e djersë. U vizitore bëra skaner dhe më cuan në Tiranë. Gjshtë herë jam operuar nga goja, më pastruan mushkërinë. Duhanpirja, ajo është shkaku kryesor. Kam pas pirë shumë, gati dy paketa në ditë. E kam nisur që në moshën 13-vjeçare”.
Pas gjashtë ndërhyrjeve në mushkri masa e tumorit u rikthye sërish.
“Masa tumorale kishte rrëshkiti në bark. E kam të pamundur të punoj”.
Kujtimi vijon kontrollet rregullisht në spital por bashkëshortja dhe familja e tij kanë qënë mbështeja dhe forca e tij më e madhe
Agjencia ndërkombëtare e kërkimeve ndaj kancerit e rendit këtë sëmundje të parin për nga vdekshmëria dhe incidenca në Shqipëri ndërsa mjekët onkologë thonë se pacientët vijnë vonë.
“Pacientët diagnostikohen në faza të vona të sëmundjes, pasi është avancuar lokalisht çka vështirëson shumë edhe trajtimit. Tashmë kanceri i pulmonit ka hyrë në ernë e trajtimit preciz, pra ka nevojë të kryen teste molekulare, që të na tregojë cilat janë mutacionet të mbartura nga tumori dhe si mund të trajtohen ato me barnat e reja”, tha mjekja.
Mjekja bën thirrje që për këtë sëmundje të futen kontrollet depistuese sidomos për meshkujt mbi 50 vjeç duhanpirës.
Kujtimi dhe Vjollca kanë një mesazh për të rinjtë duhanpirës. “Duhaprirja është shkaku kryesor i kancerit. I bëjmë thirrje të rinjve të heqin dorë nga duhapirja sa nuk është vonë. Duhani të vret”.