25-vjeçari që u vra nga një 17-vjeçar në Gjermani është Alonso Hysneli nga Burreli.
Mediet shkruajnë se, 25-vjeçari ishte jetim, ai u vra për motive të paditura nga një i mitur në Hamburg.
Trupi i viktimës është gjetur në disa shkurre pranë një zone me ujëra termale të cilën e vizitojnë shumë pushues.
17-vjeçari e ka rrëfyer vetë krimin e kryer në polici duke thënë se e kishte vrarë të riun me një plumb në kokë.
BILD zbulon se viktima dhe i riu shqiptar me shumë mundësi kanë pasur një përplasje për pazaret e drogës.
Evidentohet se shqiptari nuk ka një rezidencë të përhershme në Gjermani dhe gjithashtu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.