Belerisha – REDAKSIONALE

spot_img

Greqia nuk tërhiqet. Gazeta “Kathimerini” shkruan se Greqia ka vendosur si kusht primar për të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, betimin e bashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fredi Beleri është bërë molla e re e sherrit mes vendit tonë dhe fqinjit grek. Këtë peshqesh e kemi nga Sali Berisha, i cili kandidoi një ekstremist si Fredi Beleri, i dyshuari kryesor për masakrën e Peshkëpisë, me 2 viktima. Ai u kap me presh në dorë, me blerje votash gjatë fushatës së 14 majit.

Ashtu siç Edi Rama vonoi hapjen e negociatave për karrigen e Vangjel Ndrekos në këshillin e qarkut Fier – kështu edhe Berisha është bërë protagonist me vendimin e tij për të kandiduar një antishqiptar me damkë për Bashkinë Himarë.

E vërteta është se të gjitha qarqet greke në Shqipëria, nga bankat deri tek mediat me ndikim grek kanë qenë krah Berishës gjatë fushatës së Foltores. Analistët progrek në mediat tona kanë qenë tifozët më të mëdhenj të Sali Berishës. Dhe kuptohet arsyeja. E para ishin qëndrimet e Berishës kundër Erdogan sepse ky i fundit priste Edi Ramën në Stamboll. E dyta me kandidimin e Fredi Belerit – një kandidat me rekorde të zeza për drejtësinë tonë. Fëmijët jetim të familjeve të masakrës së Peshkëpisë janë lënduar për së dyti herë.

Përpara këtyre fakteve inkriminuese për politikën antishqiptare të Berishës, i cili më së paku vetëm patriot dhe nacionalist nuk është sepse këtë e ka provuar edhe më parë me dërgimin e naftës kontrabandë për tanket e Milosheviçit që shtypnin shqiptarë.

Latest articles

Related articles