Pedagogia dhe ekspertja e njohur lidhur me memorien historike, Enriketa Papa në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se 29 Nëntori që njihet si Dita e Çlirimit të vendit nga pushtetuesit nazifashistë nuk është data e vërtetë e Çlirimit.
Ajo tha se edhe vetë ish-diktatori Enver Hoxha e ka pranuar që data e Çlirimit është 28 nëntori dhe jo 29-ta.
“Përsa i përket 28 apo 29 Nëntorit në aspektin e studimeve historike apo edhe të rishikimit të historisë pas viteve 1990, ku 29-ta as nuk diskutohej si data e çlirimit, do të thoja që është edhe parakalimi i formacioneve partizane bashkë me le të themi të trupave aleate më 28 nëntor është bërë një festë e madhe, ku tribuna u vendos para hotel “Dajtit” në bulevard parakalojnë forcat partizane dhe ato aleate, ku në tribunë ishte dhe vetë Enver Hoxha. Dhe kjo paradë është bërë më 28 Nëntor të vitit 1944.
Po ashtu është dhe Buletini i Luftës, i cili pasqyron dhe fjalimin e Enver Hoxhës ku 28 Nëntori parkohej si një ditë e dyfishtë e shenjtë: Dita e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit. Një vit më vonë kjo ditë ndryshohet dhe vendoset 29 Nëntori.
Por pse u vendos datra 29 Nëntor? Së pari vetë Enver Hoxhës nuk i konvenonte data 28 pasi zbehej Lufta dhe kontributi i tij si komandant i ushtrive partizane. Dhe kjo u pa në aspektin politik, duke vendosur një datë përbri datës 28 Nëntor”, bëri me dije historiania Enriketa Papa.