Metodat e reja të PËRGJIMIT dhe hetimit nga SPAK për të zbuluar korrupsionin!

spot_img
Advertisements

Përveç ndihmës logjistike dhe shkëmbimit të të dhënave me shërbimet partnere europiane, si në rastet e dosjes ‘Metamorfoza’, apo dosjes në ngarkim të Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë edhe një udhëzues konfidencial nga homologët ndërkombëtarë me këshilla për hetimin e korrupsionit.

Raporti konfidencial, një pjesë e të cilit botohetnga redaksia, rendit një seri udhëzimesh dhe ndërthurjeje të metodave tradicionale të hetimit me mundësitë dhe risitë që ofron teknologjia.

Dy janë udhëzimet kryesore për SPAK, së pari përqëndrimi te individët dhe profesionet e konsideruar si më të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe së dyti përdorimi i metodave të avancuara dhe teknologjisë gjatë hetimit.

Për individët dhe profesionet, shërbimet partnere këshillojnë prokurorët e posaçëm shqiptarë që të hetojnë importuesit dhe konsumuesit e materialeve dhe shërbimeve të shtrenjta, të pazakonta për të ardhurat e deklaruara prej tyre.

Këshillohen intervista me bashkëpunëtorët dhe personat që kanë punuar në të shkuarën, apo vazhdojnë të punojnë me zyrtarët e lartë.

Këshillohet gjithashtu që të hetohen arkitektët e shtëpive, ndërtesave apo vilave luksoze, të ardhurat e tyre dhe faturat që lëshojnë për shërbimet e ofruara.

Në lidhje me metodat e avancuara dhe përdorimin e teknologjisë, partnerët ndërkombëtarë këshillojë SPAK që të analizojë të dhënat përmes programeve të specializuara, të monitorojnë aktivitetet në rrjetet sociale dhe mediat digjitale, të personave, kompanive apo edhe institucioneve ku dyshohen aktivitete korruptive.

Sugjerohet gjithashtu infiltrimi, apo sigurimi i bashkëpunëtorëve konfidencialë që të mund të sigurojnë të dhëna shtesë për hetimet, si dhe përdorimi i dronëve, apo teknologjisë satelitore për mbledhjen e informacioneve.

Këshillohen përgjime mjedisore përmes programeve të specializuara, si dhe përdorimi i mikrodronëve, njohur ndryshe edhe si ‘mizat përgjuese’ për përgjime të fshehta.

Udhëzimi i partnerëve ndërkombëtarë ka si objektiv sigurimin e një qasjeje më të plotë dhe sigurimit të provave të pakontestueshme në luftën kundër korrupsionit duke kombinuar analizat tradicionale me teknologjinë e avancuar

spot_img

Latest articles

Related articles