Opozita e ligjshme e ka sot selinë të pushtuar fizikisht në mes të Tiranës nga një grupim i dhunshëm i mbledhur rreth një njeriu non grata nga dy shtetet më të rëndësishme.
Pse Rama nuk bëri asgjë 11 muaj, nga janari e deri sot që të lirojë ndërtesën e marrë me dhunë ?
Sepse i trembet dialogut me Bashën. Ai e di se ato që do t’i thotë Basha sot janë shumë më të rënda se herën e parë. Një Bashë jashtë hijes dhe jashtë ndikimit të Berishës e frikëson Ramën, ministrat e të cilit kanë zënë radhën në SPAK.
Basha vet mund të kërkojë dialog me Ramën, pa asnjë kompleks dhe pa asnjë frikë nga sulmet apo bullizimet.
PD-së i duhet vërtet një riformatim, qëndrime konstruktive dhe mesazhe të qarta euro-atlantike në publik.
Ndërkombëtarët shkojnë të gjithë tek Rama, se mendojnë se nuk ka opozitë. Jo, ka opozitë, por ka zgjedhur të rrijë në hijen e spektaklit Rama-Berisha-Meta. PD duhet të çlirohet nga qëndrimet e Kasandrës, që vetëm parashikon zi, por duhet të veprojë që të parandalojë fatkeqësitë.
Kuvendi ka shumë persona pa dinjitet brenda. Kuvendi ka shumë figurantë, që vetëm ngrejnë dorën pro Ramës apo ulërasin pro Berishës. Në Kuvend, si të majtët edhe foltoristët kanë braktisur edhe procesin e votimit fare… Nuk votojnë më fare…Kryetarja thotë Hapim votimin dhe për 10 sekonda Mbyllim votimin 73 me Zero… Opozita nuk voton.
Kuvendi është vetë-paralizuar me vullnet të plotë, dhe gjoja viktimizohet nga dhuna e foltoristëve.



