Përplasje për pazaret e drogës, shefi i krimeve plan për atentat në Britani

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK ku janë lëshuar 11 urdhër arreste për anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY Ecc ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Dedan Gjoni2

Sipas gazetares Klodiana Lala, shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni në bashkëpunim me personazhin e njohur të krimit në Kukës, Bujar Gërmizi (Ajeti) dhe shtetasin Besmir Mustati, po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani.

Raportohet se shkak është përplasja për trafikun e drogës dhe se ky operacion i SPAK po zhvillohet paralelisht edhe në Spanjë për kapjen e autorëve të dyshuar të grupit kriminal.

Ndërkohë mësohet se Bujar Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

Gaztarja raporton se Erzen Breçani ka lidhje krushqie me Ervin Matën, pasi djali i ish-drejtori i Policisë së Tiranës është në një marrëdhënie me motrën e biznesmenit.

E përfshirë në këtë grup kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

“Bujar Gërmizi (Ajeti) në ’99 është dyshuar për grabitje të bankave me armë. Nga aplikacioni SKY rezulton se në bashkëpunim me Dedan Gjonin, shefi i krimeve të rënda të komisariatit nr.6 dhe Besmir Mustati, po krijonte kushte dhe po planifikonte për të vrarë dy vëllezër në Britani, për shkak të përplasjeve për trafikun e drogës.

Është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervin Mata, i cili dyshohet për trafik narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ervin Mata është personazh i njohur i botës së krimit. Operacioni po zhvillohet paralelisht Shqipëri dhe në Spanjë për të arrestuar persona të tjerë.

Dedan Gjoni akuzohet se jepte informacion dhe po planifikonte vrasjen e dy vëllezërve së bashku me Bujar Gërmizin dhe Besmir Mustatin. Nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash është arrestuar edhe Erezen Breçani”, raporton gazetarja Klodiana Lala

Latest articles

Related articles