Fred Lela: Fitore e Berishës që Rama votoi për 4 minuta 7 miliardë €

Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Rithemelim, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se “aksioni opozitar” i sotëm është një arritje, pasi sipas tij tregoj që mazhoranca miratori për 4 minuta buxhetin e 2024 në mënyrë “kaçakshe”.

Sipas tij kjo është një strategji e PD, pasi mënyrë tjetër nuk ka dhe ka mbetur vetëm “dhuna simbolike”.

“Opozita në këto kushte taktikisht i intereson të tregojë se e ka vënë mazhorancën në këto kushte ku buxhetin prej 7 mln eurosh e detyron ta kalojë kaçakshe për 4 minuta. Kjo është simbolikisht një fitore, është një hap taktik i një strategjie. Armët nuk i marrim dot, nuk duam ti marrim…ka ngelur vetëm “dhuna simbolike”.

Latest articles

Related articles