Si e vranë parlamentarizmin Rama & Berisha – REDAKSIONALE

Vetëm pesë minuta… kaq kohë iu nevojit mazhorancës për të hapur e mbyllur një seancë ku miratoi pa prezantuar buxhetin për vitin 2024. 7 miliardë euro u ndanë si llokma për oligarkët, ppp e tendera.

Shkak për këtë seancë të paprecedentë parlamentare ishte aksioni i Berishës, i cili nën moton për të mos lejuar shumicën të zhvillojë në normalitet seancat plenare, shoi dy ditë diskutime.

Në filmin e njohur “Gladiatori” perandori romak Komodo dëshiron të shpërbëjë parlamentin e Romës (Senatin) dhe për të bindur qytetarët që kjo gjë është e dobishme shpall lojëra në Kolose, me cirk e ndeshje gladiatorësh.

Për të shpërndarë parlamentin tonë që miraton Buxhetin 2024 pa debat, KM Edi Rama i duhet lojërat e mistrecëve të opozitës gjoja për demokracinë. Këta që edhe partinë e tyre e thyen me kamza e varre duan liri për Doktorin dhe dhëndrin Abi Malltezi – të burgosur politik.

Parlamenti është instrument në dobi të opozitës për të kontrolluar qeverinë dhe Maxhorancën e saj; ndërsa për Maxhorancën Parlamenti mund të jetë veç noteri abuzimesh, siç po del të jetë. Shkeljet e rregullores bëhen për të mbajtur gjallë konfliktin artificial derisa të vijnë urdhër-arrestet.

Latest articles

Related articles