Sot do të mblidhet Kuvendi. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë sërish seancën plenare.
•Berishistët do të tentojë të bllokojë punimet në shenjë kundërshtie për mospërmbushjen e 3 kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore
. •Kuvendi është parashikuar që të nisë në orën 10:00 në një seancë maratonë ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2024, ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet.
•PS ka bërë me dije se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar.
•Në rast se Berishistët vendosin të ngujohet në sallën e Parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
•Dy ditë më parë deputeti, Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar deputetët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve.



