AFERA e Arben Ahmetaj, SPAK pyet biznesmenin Sokol Meqemeja

Biznesmeni Sokol Meqemeja këtë të premte ka qënë në prokurorinë e posaçme për të dëshmuar në hetimet që po ndiqen për Arben Ahmetajn.

OraNews ka siguruar pamjet ekskluzive kur biznesmeni i “Frogo Food’ futet në ambjetet e SPAK.

Sokol Meqemeja rezulton aksioner në të paktën 10 kompani, ndërsa SPAK thotë se ai, Sonila Goxhaj dhe njëra nga kompanitë e tij “Frigo Food”, është përdorur si maskë per shitjen e një apartameti dhe 1 garazhi nga Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj.

“Fshehja e pasurisë dhe deklarimit të rremë, të shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 apartamenti me sip 178.68 m2 dhe i garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në vendin e quajtur “Selitë”, në pallatin ndërtuar nga shoqëria “Sheron”.

Kjo vlerë është paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” që administrohet nga Meqemeja’’, thuhet në dosjen e SPAK.

Latest articles

Related articles