NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

Mira Murati, C.E.O e përkohshme, prej disa vitesh menaxhon zhvillimin dhe shpërndarjen e ChatGPT dhe DALL-E, shkruan në një artikull e përditshmja amerikane “The New York Times”.

Prej vitesh, Mira Murati ka punuar në prapaskenë në OpenAI, duke mbikëqyrur zhvillimin dhe shpërndarjen e platformave revolucionare si ChatGPT dhe DALL-E.

Tani, ajo është qendër të vëmendjes si shefe e përkohshme ekzekutive e e ChatGPT dhe DALL-E.

Murati, 34 vjeç, u vendos në krye të kompanisë të premten kur bordi i drejtorëve të OpenAI shkarkoi nga detyra Sam Altman, bashkëthemeluesin dhe shefin ekzekutiv të kompanisë.

Kompania tha se Murati kishte “aftësi unike” për të qenë një C.E.O e përhershme.

Megjithëse ajo ka mbajtur titullin e shefes së teknologjisë që nga viti i kaluar, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm thanë se, Murati kishte shërbyer si shefe e operacioneve të kompanisë. Ajo u sigurua që inxhinierët e saj të zhvillonin versionet e ChatGPT në orar.

Ajo gjithashtu trajtoi marrëdhëniet e kompanisë me Microsoft-in, një investitor dhe partner që ka vendosur teknologjinë e OpenAI-t dhe ka ndihmuar në formimin e politikës së saj të inteligjencës artificiale në Uashington dhe Evropë.

“Ajo ka një aftësi për të mbledhur ekipe me ekspertizë teknike, zgjuarsi tregtare dhe një vlerësim të madh për rëndësinë e misionit”, shkroi Satya Nadella, shefi ekzekutiv i “Microsoft” për revistën “Time”.

“Si rezultat, Murati ka ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese te IA-së që kemi parë ndonjëherë”, shtoi ai.

E lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada, Murati është një inxhiniere mekanike e trajnuar, e cila ndërtoi një makinë hibride garash si studente universitare në Kolegjin Dartmouth.

Ajo iu bashkua OpenAI në 2018 pas stazhit në “Tesla”, ku luajti një rol kyç në zhvillimin e makinës Model X dhe Leap Motion, një start-up që krijoi një sistem kompjuterik për të gjurmuar lëvizjet e duarve dhe gishtave.

Murati tha se puna e saj në “Tesla” e ekspozoi atë ndaj IA-së dhe e frymëzoi atë të kërkonte një punë në atë fushë. OpenAI e punësoi atë si zëvendëspresidente të IA-së.

Në atë kohë, kompania ishte një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të ishte në dobi të njerëzimit.

Më vonë ajo u ristrukturua si një kompani fitimprurëse në mënyrë që të mund të mblidhte shumat e mëdha të parave të nevojshme për të ndërtuar teknologjitë e IA-së.

“Mendova se në thelb, nëse po ndërton inteligjencën, është një njësi thelbësore në univers, saqë ndikon në gjithçka”, tha Murati në gusht gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Andreessen Horowitz, një kompani e kapitalit sipërmarrës të “Silicon Valley”.

OpenAI mbikëqyrej nga një grup drejtuesish të lartë, ku përfshihej Altman; Greg Brockman, ish-kryetari i saj; dhe Wojciech Zaremba, me origjinë polake, i cili ishte gjithashtu ndër themeluesit e kompanisë.

Murati, e cila ishte anëtare e ekipit drejtues, do të ekzekutonte vendimet e ekipit në të gjithë kompaninë.

Ajo mori përgjegjësinë për shpërndarjen e gjeneratorit të imazhit, DALL-E, dhe gjeneratorit të tekstit, ChatGPT, i cili tërhoqi qindra miliona përdorues pas prezantimit të tij vitin e kaluar.

Ndërsa ChatGPT dhe DALL-E morën një hov, Murati u shfaq në “The Daily Show”, “Bloomberg TV” dhe në disa konferenca.

Latest articles

Related articles