Në Parkun Olimpik “Feti Borova” ndërsa po zhvillohej ndeshja mes Denis Nurja në peshën 71 kg, përballë kolumbianit Placido Ramirez ka ndodhur një incident i rëndë
Në një moment gjatë dyluftimit Nurja bie në ring dhe në një moment befasie kur Nurja qëndron te litarët kolumbiani e godet me grusht në fytyrë duke e rrëzuar në ring.
Në këtë moment rreth 30 tifozë futen në ring për të sulmuar me grushte kolumbianin.
Ndeshja u mbyll në mes dhe nuk ka asnjë fitues.
Pritet që në ring të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, ku më e rëndësishmja është ajo ku kampioni Nelson Hysa sfidon në ring Viktar Chvarkou për titullin WBC në eventin unik të “BS Boxing”.