Sorosi në Shqipëri!

nga Indrit Vokshi

Viktor Orban tha jemi kundër George Sorosit sepse me organizatat, median dhe me burokracinë e BE, ai na godet ne që mbrojmë një shoqëri të mbështetur mbi vlerat e krishtera. Nazizmi e fashizmi, shtoi Orban, lindën e gjetën terren, ngaqë Europa pati braktisur vlerat e krishtera. Edhe progresivizmi e ultraliberalizmi sot, do të vendosin diktaturë nëse ne braktisim vlerat fetare. Pra Obran i bën një oponencë teorike e filozofike George Sorosit. Në Shqipëri oponencën ia bën o Saliu i cili thotë, Sorosi më goditi mua – pra e ka gjakmarrje personale mes dy familjeve – ose dalin rob qesharakë me teza e teori konspiracioni të cilat e zhvlerësojnë gjithë debatin.

Sorosi është operator amerikan dhe infrastrukturë amerikane. Nuk është i vetmi operator dhe e vetmja infrastrukturë. Pyetja është; a ka politikanë aq brilantë Shqipëria sa të dinë të bashkëjetojnë me detyrimet e brendshme dhe me detyrimet e jashtme? A ka aq politikanë të talentuar të cilët garantojnë përqindjet e huaja dhe 25 përqindshin e diskrecionit dhe sovranitetit ta përdorin në shërbim të shtetit dhe shqiptarëve?

Latest articles

Related articles