Policia ka arrestuar 28-vjeçarin, Andrea Kola, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit