Zbythen deputetët e Gaz Bardhit. Përfundon me turp beteja e Berishës në Kuvend

Përfundon me turp beteja e Sali Berishës në Kuvend. Deputetët bodigardë të Gaz Bardhit, Xhelal Mziu dhe Dash Sula i shkojnë në mbledhje Lindita Nikollës.

Aksioni parlamentar i nisur nga opozita më 6 nëntor, për të mos lejuar normalitetin duke bllokuar komisionet dhe seancat plenare, duket se është harruar nga jo pak deputetë demokratë.

Po ashtu Mond Spaho, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Ina Zhupa e të tjerë kanë qenë të pranishëm në komisionet online duke hedhur poshtë fjalët e Gaz Bardhit që i cilësoi të paligjshme pasi kjo procedurë mund të aplikohej vetëm në raste emergjencash apo situatash të jashtëzakonshme. Edhe Bujar Leskaj që ishte për grevë urie është parë online.

Mediat pyetën Sali Berishën për këto zhvillime, i cili u mundua të justifikonte deputetët e tij, por nuk dha detaje shpjeguese.

“Këta kanë shkuar të programuar, nuk kanë shkuar për kuorumin, kanë shkuar me qëllim tjetër”, tha Sali Berisha.

Latest articles

Related articles