Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, për projektligjin e ri për menaxhimin e ujit, shprehet se është pushteti vendor ai që thotë se ujësjellësat do të jepen me koncension.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaron se është e papranueshme sot të kemi koncension ose PPP, duke shtuar se nuk përjashtohet edhe kjo mundësi.
Sipas tij, nuk di që të ketë ndonjë ent publik të dhënë e koncension që të ketë dhënë rezultate pozitive dhe se në këtë moment ujësjellësat kanë borxhe për energjinë mbi 150 miliardë lekë.
Të mos flasim që qytetarët nuk kanë ujë 24 orë, paguajnë faturën e ujit, por uji nuk kanë. Në 40% e zonave rurale nuk ka rrjet uji.
Ne e dimë se çfarë do të ndodhë nëse jepet me koncension ujësjellësi, kur shteti nuk i mbulon dot humbjet. Ndërhyrjet e paligjshme janë tejet të larta.
Ujësjellësi nuk paguan energjinë elektrike, por i çon për arredim zyrash, kemi keqmenaxhim.
Nuk mund ta realizojë dot furnizimin 24 orë me ujë, pasi do një kosto shumë të madhe dhe i bie që çmimi i ujti të jetë shumë më shtrenjtë. Humbjet janë 60%.
I bie të bëjë gjithë sistemin e tubacioneve nga e para. Nëse aplikohet çmim tjetër ata që do preken do jenë qytetarët.
Është jashtëzakonisht shumë e vështirë që të realizohet qoftë nga koncensionari dhe nga PPP-të.
Duhet të ketë një plan të mirëfilltë për vjedhjet dhe ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Kemi raste absurde ku fshatra të caktuara janë bërë investime 600-700 mijë euro dhe nuk është ndezur asnjëherë sistemi i pompimit të ujit.
Duke bërë që qytetarët të hapin puse në shtëpitë e tyre. A mban dikush përgjegjësi? Nëse është uji i pijshëm, se qytetarët e paguajë si ujë të pijshëm dhe shkojnë e blejnë sërish në supermarket.
Në momentin që nuk mban dikush përgjegjësi, na lind e drejta për hamendësime. Për cilësinë nuk mendoj se ka ndonjë qytetar që uji është i pijshëm.
Nuk përdoren filtra dhe e gjitha vjen nga dëmtimi i tubacioneve. Në shumë lagje të Tiranës kemi tubacione të vitit 1990 të cilat e kanë kryer ciklin e tyre.
Kemi dhe pjesën e kanalizimeve, në pjesën bregdetare, kolektorët e përpunimit të ujërave të zeza janë jashtë funksionit dhe detyrohen që bizneset e zonave bregdetare të shkarkohen në det.
Apo një shi një orë 30 minuta tregon që sistemi i kanalizimit të paktën në qytetin e Tiranës, është jashtë funksionit dhe ka nevojë për ndërhyrje.