Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh në Bruksel, me ata që ai i quan miq dhe partnere të Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se i ka prezantuar Komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Várhelyi nismën për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore.
Po ashtu, Basha thotë se ka diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës, tensionet në Lindjen e Mesme apo edhe luftën në Ukrainë.
“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel”.

