TEC-et lundruese, Duleviç: Të anulohen sa jemi në kohë, një skemë si ajo e inceneratorëve

spot_img
Advertisements

Eksperti i çështjeve të energjisë, Azmer Duleviç, thotë se TEC-et lundruese janë një dështim. Në studion e MCN Economy, Duleviç tha se dy vjet pasi janë sjellë në Shqipëri, dy anijet që ishin parashikuar të prodhonin energji nuk i hyjnë në punë askujt. Kjo sepse energjia e prodhuar prej tyre do të na kushtojë të paktën sa dyfishi i blerjes së energjisë në bursë.

Është tentuar të vihen në punë një gjenerator dhe në momentin që ndizen shkojnë 70 milionë euro mirëmbajtje. Mos të harrojmë koston e karburantit.

Janë parashikuar edhe 200 milionë euro për të blerë energjinë elektrike. Nuk ka aspak interes nëse vihen në punë dhe prodhojnë, më mirë na del ta blejmë në bursë energjinë.

Sa i përket TEC-ece lundruese, ato kanë probleme teknike. Nuk kanë punuar për 7 vite dhe kjo është handikap. Është edhe pjesa e licencimit nga ERE. Sipas kontratës, në një pikë të saj është parashikuar që lëvrimi nga buxheti i shtetit do të bëhet në momentin që prodhohet megavatori i parë. Por kostoja e lartë është shqetësimi kryesore dhe me të do shkaktojmë dëm të madh ekonomik.

Duleviç tha se duhet anuluar vënia e tyre në punë, për shkak të dëmit të madh ekonomik që do t’i shkaktohej vendit. Ai theksoi se duhet një hetim për këtë projekt, i cili në rastin më të mirë i ka ngelur në derë ministrisë dhe në rastin më të keq është një skemë e ngjashme me inceneratorët.

Sa i përket kontratës, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Ka shumë paqartësi përsa i përket edhe kostos. Sa janë blerë dhe pse KESH nuk e kontraktoi kompaninë t’i blinte vetë. Duhen marrë masa dhe nëse është mundësia të shmanget pagesa, do të ishte më mirë. Nuk na duhen sot, nuk ka interes. Vetë KESH është me bilanc negativ dhe kostoja e tyre do ta rëndojë situatën. Me shitjet që bën KESH, janë shumë të vogla për të rregulluar situatën. Duhet parë mundësia të anulohet edhe tenderi prej 200 milionë eurosh për karburantin. Jemi në momentin e parandalimit.

Më duket se tecet lundruese i kanë ngelur në derë ministrisë ose nuk janë gjë tjetër veçse inceneratorët e dytë. Është radha t’i shkohet deri në fund një hetimi për ta.

spot_img

Latest articles

Related articles